Mes pedagogjisë dhe studimeve, konsulencës për organizata ndërkombëtare dhe kontributit në media dhe aktivitetet e shoqërisë civile, Endrit Shabani është sot një nga dhjetëra shqiptarët e suksesshëm në Perëndim. Kur qëlloi të ishte thjesht një vizitor në Francë, ëndërronte të bëhej student në ato auditore dhe kurrë nuk do ta kishte besuar se do të kthehej aty si pedagog. Tepër mbresëlënës ishte rrugëtimi i tij nga Tirana në një ndër universitetet më prestigjioze të planetit si ai i Oxfordit, duke u shndërruar në një ambasador të shkëlqyer të vlerave Shqiptare në botë.
Endrit i duhen mbështetës si ty. Shtoje emrin në listën e mbështetësve.